Topalli, në Kolegjin e Parmës
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një vizitë në Itali, ku ka marrë pjesë si e ftuar speciale e Kolegjit Evropian të Parmës, në ceremoninë e inaugurimit të vitit të ri akademik. Në këtë ceremoni, që shënon një ngjarje të rëndësishme për Kolegjin Evropian të Parmës, marrin pjesë personalitete të larta të botës akademike dhe politike të Evropës. Kolegji Evropian i Parmës është një ndër më prestigjiozët në Evropë, në fushën e përgatitjes së eurokratëve. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pritet të zhvillojë një takim të veçantë me Presidentin e Italisë, Napolitano, me personalitetin evropian Delor, si dhe me përfaqësues të lartë të qarqeve politike e akademike evropiane.