E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj i pavarur në Vlorë, KQZ miraton kërkesën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar sot kërkesën e Arben Malajt për të kandiduar i pavarur në qarkun e Vlorës.

Kështu pas vendimit të sotëm të KQZ-së do të jenë 3 kandidatë të pavarur që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit, Dritan Prifti për qarkun e Fierit dhe Laureta Gjoni dhe Arben Malaj për qarkun e Vlorës.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme të KQZ-së u vendos që Partia Demokratike dhe Lëvizja të kenë të drejtën e propozimit të anëtarit të tretë dhe të katërt të GNV-ve.

Gjithashtu KQZ miratoi edhe një shtesë në vendimin për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias, për monitorimin e fushatës zgjedhore, në radion dhe televizionin publik dhe ato private.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›