E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama me kryeministren daneze: Folëm për Shqipërinë Europiane dhe për programin

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i cili ndodhet sot në Danimarkë, është takuar me kryeministren e vendit Helle Thorning-Schmidt.

Në një mesazh të publikuar në Twitter, Rama  thekson se në takim është diskutuar për integrimin e vendit dhe për programin e Partisë Socialiste.

Takim i shkëlqyer me KM daneze për Shqipërinë Europiane dhe jetësimin e programit të Rilindjes pas 23 qershorit shkruan Rama në Twitter.

Në vizitën e tij në Danimark, kryesocialisti Rama shoqërohet nga deputetët Ditmir Bushati e Ermonela Felaj.

Kryesociaisti Rama është duke zhvilluar disa takime në vende të ndryshme për t`u takuar me shqiptarët dhe për t`u perzantuar atyre programin e PS-së për një rilindje shqiptare. Vetëm pak ditë më parë Rama ishte në Austri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›