E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Listat shumemërore miratohen me 14 maj

08-05-2013 / Gazeta 55

66 parti kanë depozituar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë

14 maji është afati që KQZ do të miratojë apo refuzojë listat shumëemërore për deputetë të dorëzuara nga koalicionet dhe partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. Në një dalje për mediat zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha tha se KQZ është duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandidimit për të gjitha partitë qe kanë depozituar lista shumemërore. “Ne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Brenda afatit të përcaktuar në nenin 67, pika 1 dhe 2 kane depozituar lista shumemërore gjithsej 66 parti politike. Nga këto 66 parti politike, 61 parti politike janë parti të cilat janë pjesëtare të Koalicioneve Zgjedhore ndërsa 4 parti janë parti të cilat do të kandidojnë më vete. KQZ në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, është duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandididimit për të gjitha partitë qe kanë depozituar lista shumemërore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda dates 14 maj 2013 duhet të miratojë ose refuzojë listat shumemërore të partive të sipërcituara. Ne mbështetje të nenit 73, pika 3 dhe 6, KQZ ka nxjerrë aktin normativ që përcakton afatet e publikimit të listave shumemërore. Për sa më sipër në mbështetje të nenit 12 të Udhëzimit nr. 2, datë 29.01.2013, “Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve”, KQZ do të publikojë listat shumemërore pas përfundimit të afateve të ankimeve kundër vendimeve të KQZ për miratimin ose refuzimin e listave shumemërore” tha ajo. Sa i përket kandidaturave të pavarura, nga tre të tilla, Hoxha tha se 2 janë konfirmuar nga KQZ, ndërsa kërkesa e zotit. Arben Malaj pritet të shqyrtohet në mbledhjen e të mërkurës. “Ndërsa lidhur me kandidatët e pavarur mund te themi se janë 3 kandidat të mbështetur nga Zgjedhësit për zgjedhjet për kuvendin e Shqipërisë, të datës 23 qershor. Konkretisht Dritan Prifti Qarku Fier (është miratuar ne mbledhjen e se shtunës). Arben Malaj Qarku Vlore (shqyrtohet nesër ne mbledhjen e KQZ-se) Laureta Gjoni Qarku Vlore (është miratuar ne mbledhjet e muajit prill)” përfundoi zëdhënësja e KQZ.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›