E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhgimi/Edi Rama: Partinë e dua të pastër

08-05-2013 / Gazeta 55

Kryetari i PS, Edi Rama, përfaqësues i trashëgimisë së nomenklaturës staliniste, po rikthen publikisht metodën e “forcimit të partisë duke e pastruar nga elementët antiparti”. Cdo palë zgjedhje ka qenë për kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama një rast për të pastruar partinë që drejton prej 8 vitesh nga Fatos Nano. Parimi i Miladin Popoviçit “partia forcohet duke e pastruar, kur nuk ke armiq, krijo armiq” u zbatuan së pari tek Partia Komuniste nga Enver Hoxha dhe tani në partinë Socialiste të Edi Ramës.  Kryetari i PS, Edi Rama, përfaqësues i trashëgimisë së nomenklaturës staliniste, po rikthen publikisht metodën e “forcimit të partisë duke e pastruar nga elementët antiparti”, largimet e  Asllan Dogjanit, Gjovalin Kadelit, Skender Hasës,  Arben Malaj, Arben Isaraj, Ilir Gjoni, Eltar Deda, Gazmir Bizhga, Marko Bello, Shegush Ligori, Hazir Gashi, Arion Muçaj, Edison Konomi,    Ndue Kola, Qemal Minxhozi, Paulina Hoxha, Ethem Ruka, Astrit Beci, Agim Leka, Albert Çaçi,   Auron Tare, etj. si dhe futja e shumë emrave me kontribute politike në PS, në atë që njihet si zona e rrezikut, ku mundësitë e humbjes janë goxha të mëdha  janë pjesë e strategjisë së krijimit të rrethit të ngushtë të puthadorëve të Edi Ramës.   Enkelejda Shkreli (në zonë rreziku) Alfred Dalipi (në zonë rreziku) Dashamir Peza (në zonë rreziku) Ervin Koçi (në zonë rreziku) Ilir Bejtja (në zonë rreziku) Ndrec Dedaj (në zonë rreziku) Anduel Xhindi (në zonë rreziku) po rrezikohen nga këshillat e pandershme të Erjon Veliajt dhe Koço Kokëdhimës në veshët e Edi Ramës.  Megjithatë edhe pas listave zyrtare të PS të dërguara në KQZ nuk ka besim. Ndaj ka ndërtuar struktura paralele të spiunësh dhe provokatorësh, të cilët janë ngarkuar të përgjojnë dhe të provokojnë këdo që element “armiqësor”. Sistemi i kontrollit të kryqëzuar të listës së deputetëve në PS dhe grupit të punës po amplifikon anët më negative të njeriut: shpifjen dhe gënjeshtrën e kontrolluar. Duket e çuditshme që një kryetar opozite ka tetë vite në opozitë dhe 40 ditë përpara zgjedhjeve  të ngrejë struktura paralele në PS për të vëzhguar sjelljen në qarqe të kryesve të listës dhe grupeve të punës. Sidoqoftë lexuesit e mirinformuar për  “grupet antiparti” që dilnin në vend, sa herë ndryshonte aleancat Enveri në funksion të pushtetit të tij, e kuptojnë logjikën “përjashtuese” të Edi Ramës, i cili goditi njerëzit që mendojnë ndryshe dhe që e kanë të vështirë të sinkronizojnë zemrën e tyre më rrahjet totalitariste të  kryetarit të PS.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›