“Shqiptarët do ta çojnë vendin përpara në rrugën e integrimit”
Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle
Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle ka deklaruar se shqiptarët do të çojnë vendin përpara në rrugën e Integrimit. “Ju siguroj se besoj fort tek vendi i Shqipërisë në Europë. Jam mëse i bindur, se Europa është ajo që duan qytetarët shqiptarë dhe është entuziazmi dhe motivimi i qytetarëve shqiptarë që do ta çojë Shqipërinë përpara në rrugën e saj të integrimit”, me këtë bindje u është drejtuar qytetarëve shqiptarë komisionari për zgjerimin në BE, Stefan Fyle në ditën e Europës. Në një mesazh me rastin e një ditë të tillë, Fyle ka rikujtuar vizitën e tij në Tiranë ku mori pjesë në konferencën “Just Bashkimi Europian”. “U preka nga mirëpritja e ngrohtë e qytetarëve shqiptarë dhe diskutimet e drejtpërdrejta lidhur me të ardhmen e Bashkimit Europian. Sot, në ditën e Europës, ku ne festojmë themelin, qëllimet dhe parimet e Europës, po ju drejtohem dhe një herë juve për t”ju siguruar se unë besoj fort tek vendi i Shqipërisë në Europë”, theksoi Fyle. Sipas tij, integrimi Europian do të sjellë ndryshime të mëdha jo vetëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, luftën kundër korrupsionit dhe përforcimin e financave publike, por edhe në mbrojtjen sociale, në punësim, mbrojtjen e konsumatorit dhe të mjedisit, standarde këto të cilat do të ndryshojnë në mënyrê radikale cilësinë e jetesës. “Duke dëgjuar këndvështrimet e qytetarêve gjatê konferencës “ Just Bashkimi Europian” jam mëse i bindur, se Europa është ajo që duan qytetarët shqiptarë. Është entuziazmi dhe motivimi i qytetarëve shqiptarë që do ta çojë Shqipërinë përpara në rrugën e saj të integrimit”, u shpreh Fyle.
...