E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj në SHBA: Ide për treg unik me Kosovën

SHBA- Deputeti Arben Malaj, zhvilloi dje në New York një takim me përfaqësues të komunetit shqiptar nga Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro Amerikane (Albanian American Society Foundation, Inc.), me qendër në New York, SHBA.

Malaj bashkëbisedoi me bashkëatdhetarët për sfidat e përbashkëta me të cilat përballen Shqipëria, Kosova dhe kombi shqiptar në rrugën e përpjekjet e tyre për një të ardhme më të mirë dhe për një integrim sa më të shpejtë dhe sa më të plotë në BE.
Përfaqësuesit e shoqatës shqiptaro-amerikane disktuan edhe për nevojën për një harmonizmim më të mirë të punës së qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës me faktorët politikë dhe shoqërorë, lidhur me problemet konkrete dhe sfidat që kanë shqiptarët në Serbi, Maqedoni dhe në Mal të Zi, të drejtat që ata meritojnë sipas standarteve të vendeve europiane, duke qartësuar se kontributi i shqiptarëve në çdo vend ballkanik është përherë pozitiv për paqen dhe prospertitetin e çdo vendi të rajonit tonë e rajonit në tërësi. 

U shkëmbyen ide konkrete për përforcimin e mëtejshëm të integrimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës si një hap që ndikon krijimin e nje tregu unik nën konceptin "Dy shtete - Një ekonomi". 

Në këtë këndvështrim, Malaj theksoi se përfaqësuesit e diasporës dhe veçanërisht, komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur, ku rritja e shkallës së angazhimit dhe përfaqësimit të tyre është mëse i mirëpritur. 

Një vend të rëndësishëm në këtë takim zuri diskutimi për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit në Shqipëri, plotësimi i standardeve të të cilave, u vlerësua nga të gjithë të pranishmit si çështje me rëndësi jetike jo vetem per Shqiprine por edhe per shqiptaret, duke theksuar se demokratizimi dhe modernizmi i partive politike, i qeverisjes së vendit, ndërtimi një demokracie funksionale, forcimi i ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, lufta kundër korrupsonit dhe kapjes se shtetit e rrisin impaktin pozitiv të vendit amë për të gjithë shqiptarët.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›