E Shtunë, 31 Tetor 2026

New York, Empire State Building kuotohet në bursë

NEW YORK - Gradaçela më e famshme në Nju Jork, do të dalë në shitje. Edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, Empire State Building shkon drejt bursës Wall Street, në atë që do të jetë ankandi i dytë publik amerikan në sektorin e pasurive të patundshme.

Objektivi është të mblidhen 1 miliard dollarë me kuotimin e shoqërisë së re Empire State Realty Trust, ku do të dalin në ankand edhe 18 ndërtesa të tjera. Vendimi për ta kuotuar në bursë ndërtesën simbol të Nju Jorkut, konsiderohet si një fitore e madhe pasi një pjesë e mirë e 2800 aksionerëve të gradaçelës ishin kundër, pasi nuk donin të hiqnin dorë nga një copëz e historisë së qytetit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›