E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët europianë “pushtojnë” Orikumin dhe Llogaranë

VLORE - Mbi 150 studentë të vendeve të ndryshme europiane, të cilët studiojnë në një prej universiteteve më të mëdha në Hollandë, në degën e Turizmit, kanë vizituar Orikumin dhe rrethinat e tij.

Ndalesa e parë ka qenë në portin e Jahteve në Orikum ku janë pritur nga kreu i Bashkisë së Orikumit, stafi i kësaj bashkie si dhe drejtuesit e portit të jahteve.

Sipas Drejtoreshës së Turizmit në Bashkinë e Orikumit, Nertila Prralli, për vizitorët e veçantë është rezervuar një pritje e veçantë me grupe tradicionale si dhe gatime tradicionale.

Ndërkohë, Laura Payne, drejtuesja e grupit të studentëve është shprehur se në vizitën e tyre ata kanë gjetur shumë të veçanta në atraksionet turistike të kësaj zone, ndërkohë që shumë prej studentëve janë shprehur se kanë dëshirë të rikthehen përsëri me shoqërinë e tyre.

Sipas drejtuesve të Bashkisë së Orikumit, afrimi i të rinjve është shumë i rëndësishëm dhe vizita e tyre pritet që të ketë një impakt pozitiv, për të tërhequr turistë nga vendet e tyre.

(er.nu/E.Mehmeti/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›