Rrokulliste në ullishte autobusi me kinezë
25/10/2004 VLORË - Një autobus me targa të Elbasanit, i cili ka qenë duke udhëtuar nga Kanina në në drejtim të Vlorës, ka rrëshqitur dhe ka përfunduar rrëzë ullinjve pas disa rrokullisjeve. Për fat të mirë, udhëtarët e tij kinezë i kanë shpëtuar një tragjedie të rëndë.
Autobusi 30 vendësh me targa EL 8466 A është nisur dje në mëngjes nga Cërriku, ku punonin kinezët, për në qytetet e Beratit dhe Vlorës. Kinezët ndodhen në Cërrik pas një marrëveshje midis dy shteteve për ringritjen e stacionit gjigant të valëve e transmetimeve ndërkombëtare, dikur gryka e fjalës së komunizmit shqiptar në botë.
Qëllimi i kësaj vizite, pohon Bujar Cjapi, shoqëruesi i kinezëve, ishte një vizitë turistike e tyre. Për këtë qëllim, kinezët kishin pronotuar autobusin e Baftjar Balliut dhe me atë ishin nisur drejt dy qyteteve, Berat e mandej Vlorë.
Aksidenti
Pasi kishin qenë në Berat, kishin mbërritur në Vlorë, ku kishin shkuar në Kaninë. Pas qëndrimit për rreth dy orë në Kaninë, autobusi me kinezë ishte nisur drejt Vlorës.
Në momentin që autobusi, në bordin e të cilit ndodheshin 18 kinezë, shoferi dhe shoqëruesi, në afërsi të ish-fabrikës së çimentos, në pamundësi për të manovruar, ndërsa kishte marrë shpejtësi të madhe, autobusi rrokulliset disa herë dhe përplaset në një pemë ulliri që ndodhej aty pranë.
Ndërsa autobusi kishte dalë nga kontrolli dhe shoferi nuk arrinte të ulte marshet apo edhe të frenonte, janë dëgjuar ulërimat e kinezëve.
Për fatin e mirë, ulliri në të cilin është përplasur autobusi ka shmangur një tragjedi të mundshme.
Dëshmitarët
Disa fshatarë të Kaninës që rastisën në vendngjarje në momentin e aksidentit, pohuan se ishin çuditur me këta vizitorë të rrallë, të cilët kishin parë nga afër kalanë e Kaninës.
Një prej kalimtarëve të rastit, Ilmi Fejzo, tregon se “isha në këmbë e më bëri përshtypje shpejtësia e autobusit në këtë segment rruge. U ktheva dhe pashë që shoferi e kinezët po ulërisnin, diçka që ishte jo normale. Shkova menjëherë në vendngjarje dhe u përpoqa të jap ndihmën time. Shoferin e kemi nxjerrë bashkë me një kalimtar tjetër, pasi kinezët arritën të dilnin menjëherë nga dera, e cila për fat u hap vetë. Kjo ishte edhe shpëtimtare, sepse pas një kohe autobusi është rrokullisur sërish, duke bërë një rrotullim të plotë në tokë.
Kinezët që nuk u aksidentuan, 11 prej tyre, qëndronin nën ullinjtë e rrugës të tmerruar nga frika, kurse 8 prej tyre i dërguam në spital për mjekim.
Policia
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila bllokoi rrugën përkohësisht deri në evakuimin e njerëzve e të autobusit.
Nga ana e policisë, kinezët e pa dëmtuar janë shoqëruar në ambientet e policisë në Vlorë, ku janë marrë në pyejte.
Në spital gjendja ishte normale. Mjekët e spitalit kanë pritur të gjithë të plagosurit, duke u dhënë ndihmën e parë. Pasojat e tyre, sipas drejtoreshës së spitalit, Marika Cakërri, ishin shembje e thyerje të gjymtyrëve. Më e rëndë situata paraqitej për shoferin dhe pronarin e autobusit, Baftjar Balliu, 54 vjeç, i martuar dhe me tre fëmijë, por, megjithatë edhe ai ishte jashtë rrezikut për jetën.
Flet Bujar Cjapi, shoqëruesi
“Ishte fat që autobusi nuk ra në anën tjetër, e cila ishte greminë”
Kush ishte itinerari i lëvizjes suaj dje?
Kemi shkuar fillimisht në Berat, ku kinezët janë mahnitur me qytetin e gurtë, kalanë, kishat e rrugicat e tij. Kemi qëndruar në Berat rreth tre orë e më pas autobusi ynë i vogël është nisur drejt Vlorës. Kishim disi problem komunikimi, por me gishta arrinim të merreshim vesh. Kinezët këndonin gjithë rrugës e dukeshin të kënaqur, askush nuk e çonte në mendje se përfundimi i këtij udhëtimi mund të ishte i tillë. Pas Beratit kemi mbërritur në Vlorë në mesditë, kemi parë bregun e detit të Vlorës e më pas jemi drejtuar për në Kaninë.
Çfarë mbani mend nga momenti i aksidentit?
Në momentin e aksidentit ndjeva diçka që nuk shkonte, pasi makina po ecte me shpejtësi dhe lëvizte sa majtas e djathtas. U ktheva dhe pashë se si shoferi përpiqej që të fuste marshet, pasi frenat nuk mund të ulnin shpejtësinë e makinës që mori një shpejtësi të madhe në dishezën e rrugës. Mbaj mend që ulërimat e kinezëve ishin të mëdha e nuk po kuptoja që ne mund të rrëzoheshim. Pas pak çastesh pashë që autobusi për fat ra në krahun e ullinjve, them për fat, sepse ana tjetër ishte greminë.
Flet Baftjari, shoferi i autobusit
“Bëra zgjidhjen më të vogël në këtë gjëmë që më gjeti”
“U përpoqa që të frenoj, por ishte e pamundur, pasi autobusi nuk merrte marshet, ndërsa disa herë m’u fik vetë. Me një shpejtësi të tillë e kisha të pamundur të frenoja dhe bëra zgjidhjen më të mundshme në këtë gjëmë që na gjeti”.
Flet kinezi Shi
“Shoferët këtu janë heronj të vërtetë”
I vetmi kinez që fliste disi anglisht ishte Shi, 23 vjeç, nga Pekini.
“Jam specialist në elektronikë dhe jemi në Cërrik prej disa muajsh në rindërtimin e stacionit të madh të valëve e radiove në Cërrik. Kishim programuar një vizitë në qytetet e Beratit dhe Vlorës, po jo çdo gjë shkoi sipas parashikimit tonë. Ramë me autobus, por fatmirësisht nuk pati të vdekur. Nuk mund të flas për faj, por rrugë të tilla nuk kam parë në asnjë vend të botës, mungojnë sinjalistikat e gjerësia për të qenë rrugë lë shumë për të dëshiruar. Shoferët këtu janë heronj të vërtetë”.