E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malandrinot e Politikës

Genc Llakaj*

 

 

Skënder Damini! Emër ?! Njeri i thjeshtë,  gjyqtar apo burrë shteti ?!!! E ku di unë?! Gjithsesi, është një emër. Kështu quhet gjyqtari  hero që mori persipër flamurmbajtësin e krimit. Krimit shtetar! Ky djalë Çamërie, me guxim partiak dhe idiotësi rebele, finalizoi  gremisjen e  palo shtetit! Pardje, më 26 dhjetor 2011, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, procesi gjykimit të antiligjshmërisë së Prefektit Fier  përballë  kërkesë-paditës së 57 këshilltarve të  së majtës, përfundoi sipas PARAGJYKIMIT partiak të një grupi burrash. Në krye të tyre gjyqtari në fjalë. Nëpërmjet një vendimi antiligjor, qesharak, antiprofesional e tmerrësisht di stampo mafioz(I llojit 416-bis), ky gjyqëtar trim guxoi të pranonte, pa kushte, të vërtetën e ndotur se politika   tërheq për hunde  gjyqësorin qoftë përmes joshëjes financiare, qoftë me premtimet për karier, qoftë me presione psiko-fizik, qoftë me shkëmbime favoresh të ndërsjellta apo deri në nivelin e  degradimt, degjenerimt dhe, më tej, dorëzimit pa kushte të institucionit të Gjyqësorit përpara dy dhe vetëm dy alternativave: ose me pushtetin e shtetit ose kundër tij! Heroi Damini, ky gjyqëtar tejet guximtar,  zgjodhi pushtetin e shtetit dhe injoroi të drejtën, ligjin e , për më keq, Kushtetutën e vendit tim.  Këtë lajm, rrënqethës, e konfirmon edhe një bisedë  konfidenciale, në telefon, midis  një miku  të tij dhe gjyqtarit në fjalë. Ky i fundit, i thotë bashkëbiseduesit:  shpëtova! shyqyr që shpëtova! kërkespaditësi, (Vangjeli) ka të drejtë,  por unë nuk mundesha, më besoni!. Në këtë situatë tragjikomike, ku mania për pushtet  e gjyqëtarit  x i shërben  epsheve malavitoze, krimit të organizuar, institucionit të përgjunjësisë  ndaj kapobandave të politikës, kemi rënë në dyshemenë e një shteti pa çati me zorrët krejt përjashta. Të nderuar lexues, për tju  kiartësuar  rreth objektit të këtij shkrimi, ju sqaroj si vijon:  ditën e hënë, dt: 21 shtator 2011, u mblodhën të mandatuarit nga këshillat bashkiak dhe ata komunal, gjithësej 96 persona, për të konstituuar Këshillin e Qarkut Fier ( sipas nenit 51 të Ligjit 8652 dt 31/07/2000) dhe zgjedhjen e kryetarit të tij për 4-tër vitet në vazhdim. Pas një votimi ligjor, transparent, të fshehtë, me pjesmarrjen e të gjithë perfaqësuesve të komunave, bashkive, mediave  si dhe të Prefektit të Qarkut, dolën këto rezultate: kandidati I Aleancës për të Ardhmen z. Vangjel Ndreka mori 53 vota dhe kandidati i Alenacës për Qytetarin z. Artur Shehu mori 42 vota (1 votë e pavlefshme). Si pasojë. Kryetari i Ri i Qarkut Fier, z. Vangjel Ndreka, mori përsipër drejtimin e mbledhjes duke orientuar procedurën për zgjedhjen e Zv/Kryetarit dhe Kryesisë së Këshillit të Qarkut. Pak orë më vonë, Kryetari i Qarkut Fier z. Vangjel Ndreka sipas të gjitha akseseve ligjore përfitoi edhe defakto  procesverbalin e dorëzimit të detyrës nga ish-Kryetari Këshillit të Qarkut z. Luan Muçaj. Më pas, ditët në vijim Prefekti i Qarkut Fier, edhe pse prezent në këtë mbledhje edhe pse nuk kontestoi asnjë procedurë gjatë zhvillimit të saj, bëri një padi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier jashtë të gjitha koopetencave të tij ligjore. Pas këtij hapi antiligjorë,  Gjykata ose gjyqëtari i parapërcaktuar (Rilinda Selimi) vendosi pezullim, si masë e ndërmjetme, të zbatimit të akteve administrative, pikërisht  vendimeve 3, 4, dhe 5 të kësaj mbledhjeje. Edhe pse institucioni i Prefekti nuk e gëzonë të drejtën e ankimimit në këtë rast: e para është thjesht dhe vetëm vëzhgues nga pushteti qëndror që vetëm mund të kontrolloi apo të shprehet për  ligjshmërinë e akteve normative (14/2, Ligji nr 8927 për prefektin dt: 25/07/2002) dhe e dyta e ka të ndaluar me ligj të pengoi  zbatimin e tyre.  Gjithsesi, çudirat në Gjykatën e Fierit vazhduan normalisht. Gjykata mori  çështjen në shqyrtim brenda së njëjtës ditë të padisë, madje brenda pak orëve, duke shkelur dhunshëm nenet 154, 155, 158/a të K.P.C. Gjithashtu vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për pezullimin e zbatimit të Aktit Administrativ, me Nr 1939,  i dt; 29/09/2011,  regjistër them. 31004-02476-62-2011, është marrë  pa kaluar çështja në seancë përgatitore duke shkelur  paragrafin 5 të Nenit 158/a duke injoruar edhe vendimin e gjykatës së Apelit Vlorë e cila bëri nul vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës së shkallës së parë Fier për pezullimin e akteve të mësipërme. Megjithë odisenë e gjyqeve, shpura e Prefektit and company vazhdoi të mblidhte burra të shumtë në lokale të ndryshme të qytetyit të Fierit thjesht dhe vetëm për të shkelur një vendim kolegjial të një institucioni ligjorë. Gallat shqiptare, luftë kundër shtetit ligjor, delinguencë ordinere apo injorim i normave të demokracisë, sinqerisht nuk  di! Madje, kam frikën se kemi të bëjmë dhe me gallat dhe me krim! Autor të kësaj gallate a të këtij krimi janë jo vetëm Prefekti i Qarkut Fier,  deputeti  Enkelejd Alibeaj por,  për fatin tonë të keq,  edhe disa gjyqëtar të Rrethit Gjyqësor Fier. Midis këtyre të fundit, jurist të plepave, përmendim  Gjyqtaren Rilinda Selimi (gjyqtare aq qesharake dhe e paaftë deri aty sa  aktin administrativ individual-kolegjial e shqyrtoi si të ishte normativ e si shpërblim, për këtë dhunim të ligjit,  përfitoi transferimin nga Gjykata e Fierit te ajo e Tiranës, pra 200 mijë euro, çmimi tregut për transferimin e një gjyqëtari nga rrethet në Tiranë), Matilda Shalla (gjyqëtare gajasëse deri në pshurrje nga frika e pushtetit dhe që, me vendimin e saj antiligjor, na rikujtoi se lekët vlejnë më shumë se ligji) dhe, së fundi,  heroin e tragjikomedisë  në fjalë, gjyqëtarin  ufo të llojit ekstremo-djathtist, Skënder Damini që, me vendimin e fundit, lidhur me objekt padinë e 57 këshilltarve të alenacës për të ardhmen kundrejt (konstatimi si absolutisht i pavlefshem i Aktit Administrativ nr 684/15 prot. dt.04.11.2011, me lëndë: Ftesë për në mbledhjen e dt. 16/11/2011 të Prefektit të Qarkut Fier dhe Konstatimi si absolutisht i pavlefshëm i Urdhërit të Brendshëm nr 71 dt. 03.11.2011 Për vendosjen e vulës të Prefektit të Qarkut Fier) institucionit të Prefektit Fier ka kryer krimimin e radhës duke legjitimuar një mbledhje ordinere, të një strukture paralele,  të thirrur nga Prefekti Qarkut Fier e, për më tepër, me rend dite rizgjedhjen e një kryetari të sërës së këtij të fundit, kryetar që ishte njohur tashmë edhe prej atyre 2 muaj më parë.  Mbledhja në fjalë,  pasi u zhvillua, sipas gojdhanave, në ambiente jo institucionale(madje në një hotel privat) dhe aspak në përputhje  me ligjin apo normat e shtetit ligjor, me pjesmarrjen vetëm të të djathtëve,  na qënkërka e ligjshme sepse dëshira është e Prefektit dhe ky i fundit si bir besnik i një pushteti mafiozësh nuk është absolutisht dakort as me ligjin e as me votën e lire të mbledhjes së mëparshme. Kjo mbledhje, mes miqësh dhe davaxhinjësh, që pretendojnë se ka zgjedhur një tjetër kryetar Qarku, u  ligjërua edhe nga gjyqëtari  guximtar, sherbëtor i regjimit të shtetit-karton, Skënder Damini. Ku ku! Ose, kuje! Megjithë këtë histori tragjike, të antiligjshme e  të ndotur nga krimi, nëse, për një çast,  do ta shihnim situatën nga këndvështrimi thjesht dhe vëtëm politik do të konkludonim se me gjithë sforcon apo  dëshirën e  qytetarve  të djathtë, për ta fituar drejtimin e Qarkut të  Fierit,  do të duhej vet dora e zotit që kjo ëndërr e tyre të bëhej realitet. Madje,  dyshojë, se edhe vet zoti, në këtë rast, do të shkelte ligjin, ndryshe nuk do tua plotësonte dëshirën të djathtëve.  Askush dhe asnjehërë, këtë Qark, nuk do të arrinte, as virtualisht,  ta fitonte nëse nuk do të ishte pjesë e  75 % të një popullsie që për 20 vjet votonë majtas  e si rrjedhojë do të ishte  praktikisht e pamundur të fitonte 25 % -dëshi I tyre djathtist. Për më tepër, mazhorancën e këshilltarve në Komunat dhe Bashkitë e këtij Qarku i ka  e majta aktualisht, të paktën pas zgjedhjeve të fundit vendore.  Në këto kushte, as  për inat të dikujt apo dëshir

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›