2011-s sipas Edi Ramës dhe Sali Berishës
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka bërë mbrëmë një rezyme të vitit politik që sapo lamë pas duke e nisur nga ngjarja më e rëndësishme, 21 Janari. Duke kërkuar drejtësi për katër viktimat, Rama tha se prokuroria po pengohet që të bëjë punën e saj për të zbardhur të vërtetën. Sipas Ramës, zgjedhjet e 8 majit ishin shkaku përse vendi ynë nuk mori statusin kandidat për në BE. Më pas kreu i opozitës ka ndaluar tek zhvillimet e fundit politike si çështja e Presidentit të ri, deklarimi i Bamir Topit se nuk do konkurrojë për një mandat të dytë, kandidimi apo jo i Fatos Nanos dhe kriteret që duhet të ketë kreu i shtetit. Duke komentuar përjashtimin e Islamit nga Partia, Rama tha: Nuk ka asnjë kthim mbrapa në këtë çështje. Tashmë është një çështje e mbyllur.
Ditët e fundit keni qenë në familjet e viktimave të 21 janarit. Nuk ka qetësi për familjet e këtyre familjeve pa drejtësi, jeni shprehur ju. Jemi shumë larg të dhënit drejtësi?
Jemi shumë larg por dhe në kushtet kur rikonfirmohet mungesa e drejtësisë, sidomos për ato familjet e gjymtuara nga pushkët e pushtetit. Por nuk ka qetësi dhe për çdo familje shqiptare në kushtet e mungesës së drejtësisë.
Prokuroria nuk ka kursyer ndaj një momenti të rëndësishëm duke deklaruar se po pengohet për të realizuar këtë mision?
Prokuroria është penguar që ditën e parë me refuzimin për të dorëzuar të gjithë zinxhirin e komandës dhe më pas është penguar në vijimësi duke u lejuar të bëjë vetëm një pjesë që është pjesa më e pakonsiderueshme e procesit, që është ndëshkimi i qytetarëve që qëlluan me gurë, të cilët kanë kaluar në proceset gjyqësore dhe një pjesë e tyre kanë marrë dhe dënimin në gjykatë ndërkohë që ata që janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për krimin, ende janë të lirë, dhe urdhëruesit e tyre madje i sheshin moral popullit shqiptar.
Si ishin zgjedhjet lokale për ju, çfarë zgjedhjesh bëmë në 8 maj?
Bëmë të atilla zgjedhje që i vunë vulën edhe refuzimit të aplikimit për statusin e vendit kandidat. Zgjedhjet e Tiranës treguan në sytë e gjithë botës themelin e proceseve zgjedhore në Shqipëri dhe e vunë vendin përpara një kushti themelor që ose duhet plotësuar ose Shqipëria nuk mund të bëjë përpara në procesin e integrimit në BE.
Presidenti Bamir Topi tha se nuk do të rikandidojë për postin e kreut të shtetit. Si do ta cilësoni këtë vendim të presidentit Topi?
Unë mendoj që zoti Topi në mënyrë shumë fisnike u deklarua i palidhur me asnjë interes për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm në kuptimin e personit të tij. Besoj se kjo ishte një mënyrë e respektueshme për të lënë të lirë fushën nga çdo lloj spekulimi dhe njëkohësisht për ti dhënë mundësi të gjitha palëve që këtë proces ta ndërtojnë pa pengesën e vetë zotit Topi. Me këtë rast besoj se më takon që për hir të së vërtetës ti shpreh respektin Presidentit të Republikës, i cili, mund të themi çfarë të duam nga pozicioni ynë, por askush nuk mund të mohojë se në mënyrën e tij ishte një President mbi palët. Nuk ishte një president i PD dhe as një president i PS. Ishte një President mbi palët. Çdo kritikë që mund ti bëhet për mënyrën se si mund të kishte administruar në një moment apo në një tjetër funksionin dhe përgjegjësinë e tij, vjen më pas. Por konsiderata e parë është kjo, që pavarësisht se u votua nga PD, ai nuk ishte një President që i shërbeu partisë, por ishte një president që me këndvështrimin që zgjodhi, funksionoi si garanti i kushtetutës.
Kryeministri Berisha duke folur për reformën zgjedhore hodhi poshtë kategorikisht poshtë idenë e rishikimit të sistemit, madje edhe për çështjen e listave të hapura, që e kanë kërkuar aleatët e PS-së por edhe aleatët e kryeministrit Berisha. Cili është qëndrimi juaj për çështjen e sistemit?
Qëndrimi ynë është i qartë. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë dhe të gjejmë dakordësi me partitë e vogla për tu dhënë atyre mundësinë që të kenë një përfaqësim më të drejtë sipas tyre. Dhe ky është një qëndrim i cili buron edhe nga domosdoshmëria që procesi ofron të jetë një proces gjithëpërfshirës, të jetë një proces transparent dhe të jetë një proces i ndershëm me të gjithë, pastaj kuptohet që secili ka votën e tij. Dy partitë e mëdha kanë veton e tyre dhe në rast se PD-ja e vendos këtë veto, sigurisht që nuk mund të ketë një ndryshim sistemi. Asnjë lloj ndryshimi në fakt në ligjin zgjedhor. Por ne, jo vetëm që nuk do të vendosim veton, por përkundrazi do të hapim të gjitha kanatet e komunikimit me partitë e vogla dhe do të bëjmë gjithçka na takon për të gjetur dakordësi me ta për tu thënë që PS-ja është e gatshme ta rishikojë sistemin në funksion të rritjes së proporcionalitetit. Çka do të thotë që përsëri ne, marrëveshja me Evropën dhe misioni që kemi marrë përsipër si alternativa evropiane e shqiptarëve na imponon të sillemi si evropianë, si demokratë dhe si shqiptarë të urtë që ti japim të gjitha shanset përmirësimit të sistemit në këtë rast, përmirësimit të çdo ligji në çdo rast dhe përmirësimit të politikës në Shqipëri në të gjitha rastet. Thënë kjo duhet të kujtojmë që për 2 vjet me radhë dhe qindra herë, qoftë Saliu, qoftë përfaqësuesit e qeverisë e kanë përsëritur që janë të gatshëm të pranojnë çdo ndryshim të sistemit që kërkon opozita, madje kanë arritur të thonë që jemi të gatshëm të pranojmë të ndryshojmë edhe krejt sistemin në rast se opozita e kërkon. E si është e mundur që sot, që opozita është e ulur në tryezë ta refuzojnë kategorikisht një gjë të tillë. Megjithatë shqiptarët na shohin, na dëgjojnë dhe le të na gjykojnë. Ne nuk kemi mekanizma për të ndryshuar gjërat me forcë, sepse demokracia nuk e prezumon një gjë të tillë. Ama u takon qytetarëve që të gjykojnë sjelljen dhe rezultatet e çdo sjellje të çdo force politike.
Një çështje tjetër që vuri në dyshim, ishte edhe numërimi elektronik dhe zoti Berisha mori një shembull nga procesi që përdorët në Asamble…?
Tani që ai ka zgjedhur ti referohet Nastradinit sa herë që kërkon ti shmanget një problemi dhe diskutimi serioz duke sigurisht gjetur veshë që e dëgjojnë në një pjesë të elektoratit, kjo është një gjë që dihet, nuk është një gjë e re dhe nuk është një gjë që ka ndodhur për herë të fundit, në rastin që përmendni ju. Numërimi elektronik në proceset zgjedhore, bëhet me makineri të ndërtuara për atë punë dhe mjaftueshmërisht të sofistikuara, të cilat po hyjnë gjithnjë e më shumë në proceset elektorale. Ajo çka ne bëmë Asamblenë tonë Kombëtare ishte një eksperiment i vullnetit të mirë, me një makineri që e gjetëm këtu nga ato makineri që numërojnë apo që llogarisin notat e provimeve apo që përdoren në konkurset e universiteteve dhe që kishte disa ekzigjenca të karakterit teknik për mënyrën se si vendosen votat që praktikisht e bën të pamundur numërimin elektronik dhe të shpejtë, gjë që na ktheu tek numërimi tradicional, që mbaroi brenda ditës dhe jo ashtu siç e tha këtu Saliu që u desh një javë ditë natë që të numëronin. Kur dëgjon të tilla broçkulla, të thëna pa asnjë gajle, gjëja që shqetëson më shumë është që ka megjithatë shqiptarë që e dëgjojnë dhe e besojnë, ndërkohë që rrena është e pranishme në çdo rast kur ka një përgjigje serioze për të dhënë dhe kur ka një çështje serioze për të debatuar, për tju shmangur të vërtetës, për tju shmangur problemit, për tju shmangur shqetësimit real, dhe për të krijuar menjëherë një mjegull, pas të cilës njerëzit të mos jenë më në gjendje të shohin mirë se ku është e vërteta dhe ku është gënjeshtra.
Flasim për një çështje që ka qenë në diskutim, çështja e çreg