Malawi dhe Tuvalu premtojnë njohjen e Kosovës
Presidenti Mutharika theksoi se populli i Kosovës ka të drejtë të jetë i lirë dhe i pavarur dhe të vendosë për fatin e vet sikur çdo popull tjetër në botë.
Në veçanti, theksoi ai, Kosova meriton të jetë e pavarur sikur edhe të gjitha njësitë tjera të ish-Jugosllavisë që tanimë janë të pavarura. Ai premtoi se vendimi për njohjen e Kosovës nga ana e Malawi-t do të ndodhë shumë shpejt dhe mirëpret vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve.
Ndërkohë, Sejdiu takoi Kryeministrin e Tuvalu-t, z. Apisai Lelemia, i cili njëherësh është edhe Ministër i Jashtëm i këtij vendi. Në këtë takim u diskutua për njohjen e Republikës së Kosovës nga ky vend, ndërsa Presidenti Sejdiu paraqiti argumente bindëse për legjitimitetin dhe ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ai e ftoi këtë shtet që sa më parë të marrë vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës, sepse me një veprim të tillë do të mbështetej e drejta dhe vullneti i popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur. Kryeministri Lelemia e siguroi Presidentin Sejdiu se autoritetet e Kosovës shumë shpejt do të marrin lajmin e mirë për njohje nga Tuvalu. Ai theksoi gatishmërinë e këtij shteti për të mbështetur Kosovën dhe për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.