"Malboro" sekuestron 4000 paketa kontrabandë

Policia e Elbasanit gjatë një operacionit të koduar "Malboro", ka sekuestruar 4000 (katërmijë) copë paketa cigaresh Malboro kontrabandë.
Sasia e cigareve është kapur rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm. Për këtë arsye është arrestuar shtetasi Gledi Gabri, 27-vjeç, lindur dhe banues në Kapshticë-Korçë.
Gjithashtu pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Elbasan, janë shoqëruar dhe dy shtetas të tjerë për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur emrat e tyre. Ne lidhje me këtë vepër penale po punohet intensivisht për dokumentimin e plote të saj.