Një avion i vogël përplaset në një ndërtesë në Austin të Teksasit
Zyrtarët
e rendit në Teksas thonë se një avion i vogël mund të jetë përplasur qëllimisht
në një ndërtesë qeveritare në kryeqytetin Austin.
Zyrtarët thanë se avioni i vogël me një motor u përplas sot herët dhe mori zjarr, duke djegur një pjesë të ndërtesës para se zjarri të shuhej.
Zyrtarët thanë se ndërtesa i përket zyrës së taksave dhe se po hetojnë mundësinë se piloti ishte një individ i pakënaqur me agjencinë e mbledhjes së taksave.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se avioni po fluturonte ulët në drejtim të godinës para se të përplasej.
Komanda e
Mbrojtjes së Hapësirës së Amerikës së Veriut lëshoi një deklaratë sot, në të
cilën thotë se ka dërguar dy avinë luftarakë F-16 nga baza Ellington në Hjuston
si masë sigurie. //kk//