E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Kethrin Ashton, turne në Ballkan

Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Ashton premtoi ndihmë praktike për Bosnje Hercegovinën në përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zonja Ashton foli sot në Sarajevë, në ndalesën e parë të një turneu tre ditor në Ballkan, gjatë të cilit viziton edhe Serbinë dhe Kosovën. Ajo tha se është e qartë që e ardhmja e Bosnjës është tek Bashkimi Evropian dhe shtoi se Evropa perëndimore është e gatshme ta ndihmojë Sarajevën ta arrijë këtë synim.

Tensionet në Bosnje Hercegovinë janë intensifikuar kohët e fundit ndërsa entiteti i serbëve të Bosnjës miratoi një ligj për të lejuar referendume për pavarësi dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sot zonja Ashton ka mbërritur në Beograd dhe nesër viziton Prishtinën. //ad//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›