E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i FSHF: Elbasani e Partizani në Kategorinë I

Tiranë- Elbasani dhe Partizani do të luajnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. ‘Nuk mund të vendosën rregulla lojë teksa loja ka përfunduar’. Kështu u shpreh Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i pyetur në lidhje me mundësinë që Kategoria Superiore për sezonin e ardhshëm të përbëhet nga 16 skuadra. Kjo formulë do ti lejonte sërish Elbasanit e Partizanit të luanin në Superiore.

Janë të shumtë ata që mëndojnë se skuadrat në fjalë nuk e meritonin të binin një kategori më poshtë, porse aferat e ndryshme dhe gabimet arbitrale i penalizuan. Madje, klubi i Elbasanit ngriti zërin për nj përfshirje të politikës në përcaktimin e skuadrave që do të qendronin në Superiore. Jo më larg se dje, Presidenti Duka u shpreh në një intervistë të tijën se ‘politika duhet ti mbajë larg duart nga sporti’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›