Berisha: 650 mln dollarë për projektin e ullinjve

Në katër vitet e ardhshme pritet që Shqipëria të ketë rreth 20 milionë rrënjë ullinj më tepër deklaroi kryeministri Sali Berisha në konferencën kombëtare për zhvillimin e këtij sektori. Fondi që është vënë në dispozicion për realizimin e këtij projekti kap shifrën e 650 milionë dollarëve. Në këtë 4 vjeçar vazhdoi Berisha ne do të subvensionojmë edhe privatët dhe pritet që ky projekt të punësojë me mijëra shqiptarë.
Ndërkohë që Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit u shpreh se objektivi kryesor i këtij projekti është shtimi i sipërfaqes së mbjellë me ullinj si dhe përdorimi i teknologjive të reja e moderne të kultivimit. Kjo vazhdoi Ruli pritet që të ndikojë në cilësinë dhe në rritjen e prodhimtarisë.
Ministria e bujqësisë sapo ka nisur të vërë në zbatim skemën e parë për mbështetjen dhe zhvillimin e bujqësisë. Skema do të zbatohet në shtimin e kulturave të ndryshme të cilat do të bëhen në bazë të rajoneve të vendit dhe zonave klimatike.