E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maldini, nje vend pune tek Celsi

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini mund t'i bashkohet stafit te Celsit, bazuar ne nje raport te BBC-se, nje dite me pare. Marreveshja do te thote se veterani italian, qe shpenzoi 25 vite karriere ne "San Siro", do ta ngreje ekipin bashke me Karlo Ancelotin, qe la po kete vit Milanin. 40-vjecari, i cili luajti ne fund te sezonit 2008-09, fitoi shtate tituj kampione ne Seria A dhe pese trofe te Liges se Kampioneve. Bisedimet jane duke shkruar drejt perfundimit dhe me sukses te plote. Roli qe do te mbaje Paolo Maldini ne radhet e Celsit ende nuk eshte bere i qarte, -theksoi Ian Denis. "E kuptoj se ka pasur nje takim te nivelit te larte, mes presidentit Ambramovic, trajnerit Anceloti dhe ish-mbrojtesit Maldini, po nuk ka asgje specifike". Maldini zhvilloi gjate karrieres se tij rreth 900 ndeshje me Milanin dhe eshte nje nder lojtaret me me peshe ne arenen nderkombetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›