Ronaldo le boshllek, Ferguson piketon Riberine ne vendin e tij
Mancester Junajtid ishte nje nate me pare i shokuar nga lajmi se Frenk Riberi, mund te "rrembehet" nga Barcelona. Mesfushori i kombetares franceze kerkohet me ngulm nga djajte e kuq, pas shitjes se Kristiano Ronaldos, kartoni i te cilit i solli rreth 100 milione euro arkes se klubit anglez. Pas ketij momenti, drejtuesit angleze deshirojne qe te afrojne lojtare te tjere, mes te cileve edhe nje futbollist me peshe, ku si alternative me e mire, shihet ajo e mesfushorit aktual te Bajernit te Mynihut. Frenk Riberi ishte ne bisedime me Mancesterin, por papritur eshte futur ne mes klubi i Barcelones. Kampionet ne fuqi kane shprehur admirimin dhe deshiren, per ta pasur ne gjirin e tyre, nje prej lojtareve me te mire ne qarkullimin. Ne baze te zhvillimit te ngjarjeve, Ferguson theksoi se familja Glazer, qe mban ne pronesi klubin ka shprehur deshiren qe te sjelle disa lojtare, si perforcime, pas ikjes se Ronaldos. Lojtaret qe do te perforcojne ekipin e Mancesterit jane kryesisht mesfushe. Junajtid gjithashtu kerkon qe te afroje nje lojtar krahu, qe ishte pjese e Viganit, Antonio Valencian. Ai nje nate me pare eshte shfaqur gati per te arritur nje marreveshje dhe me kete futbollist, Mancesteri e sheh si zevendesuesin e Ronaldos. Trajneri i Mancester Juanajtid, Aleks Ferguson ishte ai qe vendosi per largimin e Ronaldos dhe per blerjen e Lojtarit te Viganit, drejtori i ketij klubi thekson: "Junajtid ka bere nje oferte dhe eshte shume prane blerjes se ketij futbollisti". Por per Frenk Riberi, ekipi i Celsit. Djajte po bejne perpjekje qe te mbajne ne skuader Tevezin, sulmuesin e ekipit te tyre. Por emri me i madh qe mund te pasoje Ronaldon, sic beri edhe ky i fundit kur zuri vendin e Devid Bekamit, eshte Frenk Riberi. Te gjitha perpjekjet e Mancesterit jane perqendruar te ky futbollist, i cili eshte objektivi kryesor i merkatos.