E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maldive: Njohja e Kosovës, jo me ryshfet

Male -Me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Maldivet, në këtë vend nisi një hetimit, pasi u deklaruar se kjo njohje kishte ardhur pas një pagese të majme nga pala kosovare. Por, nga hetimet dymujore të policisë së Ishujve Maldive, ka rezultuar i pa vërtetë, fakti se zyrtarët ishin korruptuar për njohjen e shtetit të ri.

Policia vendase ka deklaruar se nuk kishte prova dhe se njohja ishte bërë sipas standardeve ndërkombëtare. Policia shtoi se ministri i Jashtëm, Ahmed Shaheed, një nga të akuzuarit, kishte njohur Kosovën nëpërmjet konsultimit me autoritetet e interesuara dhe në përputhje me rregullat e politikës së jashtme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›