Intensifikimi i marrëdhënieve Shkup-Beograd
Shkup -Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç, do të vizitojë nesër Shkupin me ftesë të homologut maqedonas Antonio Miloshoski. Jeremic do të realizojë takime edhe me kryeministrin, Nikolla Gruevski dhe presidentin e vendit, Branko Cërvnkovski. Siç njofton Ministria e Jashtme e Maqedonisë në këto takime do të potencohet nevoja e intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve të cilat karakterizohen me miqësi dhe mirëkuptim.
Ministria e Punëve të Jashtme thekson se Miloshoski në bisedën me homologun e tij serb do të përqendrohet në bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve dhe situatën në përgjithësi në rajon. Përskaj këtyre temave, të dy ministrat do ti shqyrtojnë mundësitë për hapjen e vendkalimeve të reja kufitare mes Maqedonisë dhe Serbisë.
Pas takimit, Miloshoski dhe Jeremiç do të firmosin Protokoll për bashkëpunim në fushën e diplomacisë. Kreu shtetëror i vendit përmes kësaj vizite dëshiron normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve të cilat u prishën pas njohjes së pavarësisë. ina/start