E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Pushteti fitohet me votë dhe jo me bomba

Prishtinë -Kryeministri Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur alarmit për bombë në ambientet e qeverisë së Kosovës, theksoi se qarqe të caktuara i tremb zhvillimi i Kosovës. “Është një sukses i vlerësuar nga të gjithë. Ne po ndërtojmë rend demokratik me perspektivë euroatlantike. Pushteti fitohet me votën e qytetarëve, e jo me fjalor përçarës dhe akte të dhunës e bomba”-tha kryeministri kosovarë, gjatë një konference me gazetarë.

Ai shtoi se Republika e Kosovës po shënon progres të gjithanshëm, që vlerësohet edhe prej qytetarëve dhe prej komunitetit ndërkombëtar. “Nuk do të ketë pengesë që mund ta ndalë efikasitetin dhe shpejtësinë e suksesit të Kosovës. Mesazhi im është që të gjithë të bashkohemi me këtë proces dhe t’i gëzohemi progresit të arritur”-vijoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›