E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benjamin Netanjah pritet të vizitojë Egjiptin

Jerusalem - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, pritet të vizitojë Egjiptin në fillim të javës së ardhshme me ftesë të presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak. "Kryeministri do të takohet më 11 maj me presidentin Mubarak në Sharmë el-Sheik, në gadishullin e Sinait", bëri të ditur një zyrtar i lartë qeverisë palestineze.

Ky është udhëtimi i parë i kryeministrit izraelit jashtë vendit që prej marrjes së detyrës më 31 mars. Më 12 maj Netanjahu do të takohet në aeroportin ndërkombëtar “Ben Gurion”, pranë Tel-Avivit, edhe me Papa Benediktin e XVI-të, i cili do të zhvillojë nj vizitë në Tokën e Shenjtë.

Egjipti dhe Jordania janë vendet e vetme arabe fqinje të Izraelit që kanë nënshkruar traktate paqeje me të. Egjipti, që ka një vijë të përbashkët kufitare me Rripin e Gazës, ka luajtur rolin e ndërmjetësit mes Izraelit dhe lëvizjes së Hamasit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›