Maldive, çmenduri për një fushë golfi
Megjithëse bota është në një krizë të thellë ekonomike, në ishujt Maldive, një prej vendeve turistike më tërheqëse në botë, duket se nuk duan tja dinë. Vetëm për një fushë golfi, në Maldive do të shpenzohen plot 500 milionë euro. Shpenzimet më të mëdha kanë të bëjnë me ndërtimin e një tuneli, i cili do të bëjë të mundur që lojtarët të kalojnë nga njëri ishull, në tjetrin. Kjo konsiderohet edhe si fusha më e shtrenjtë e golfit.