Indiania tërheqë kamionin me dhëmbë
Seema Bhadoria, 26 vjeçare, vetëm në pamje të parë është nj vajzë e zakonshme. Ajo në fakt është një “Supervashë” e cila ka aq shumë fuqi sa që mund ta tërheqë një kamion – dhe atë me dhëmbë.
Indiania me prejardhje nga Madhya Pradesh me sukses lëvizi e më pas tërhoqi kamionin e rëndë rreth 4 tonelata. Seema lidhi litarin për kamion, ndërsa skajin tjetër që e futi në gojë e mbështolli me një leckë, ndërsa më pas e tërhoqi fuqishëm duke e lëvizur kamionin.
Në bisedë me gazetarët lokalë vajza tha se para pak kohe ajo në të njëjtën mënyrë arriti të tërheqë një aeroplan dhe anije, ndërsa ëndrra e saj është të regjistrohet në librin e rekordeve Guinness.