Shpenzimet e çmendura të Viktoria Bekam
Viktoria, së bashku me bashkëshoritn, Dejvid Bekam, janë dy persona me pasuri të konsiderueshme. Për këtë arsye, kur vjen fjala për shpenzime, ata nuk kursehen. Vetëm për fëmijën e sapolindur, Harper Seven, Viktoria me bashkëshortin e saj kanë shpenzuar më shumë se 200 mijë euro. Vetëm për të blerë një krem për vajzën, Viktoria ka harxhuar 3 mijë sterlina. Për të dekoruar dhomën e vajzës ka harxhuar 10 mijë euro, ndërsa për gjithë dhomën, 150 mijë euro. Në total, për vajzën që ka pak javë që ka lindur, Viktoria ka shpenzuar 200 mijë euro. Me një pasuri prej 165 milionë euro që kanë çifti Bekam, një shumë e tillë duket modeste.