Naço në Vaun e Dejës: S`do ketë ndërprerje të energjisë

Edhe pse situata hidrike në vend nuk është në favor të prodhimit të energjisë qeveria shqiptare ka garantuar se do të importohet energji pavarësisht çmimit tepër të lartë.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Nasip Naço gjatë inspektimit të situatës në terren në zonën e Vaut të Dejës ka ritheksuar i gjithë vendi do të furnizohet 24 orë me energji elektrike.
Sipas tij qeveria është e vendosur të importojë energji derisa të jetë e nevojshme ndërsa ka shtuar se në raste emergjente do të vihet në punë edhe teci i Vlorës.
Sipas tij ministria e enegjitikës së bashku me CEZ-in, KESH-in dhe OST-në kanë hartuar masa për menaxhimin e kësaj situate ndërsa ka shtuar se qeveria është e gatshme të rishikojë buxhetin për vazhdimin e importit të energjisë elektrike.