Tre ministra indianë dorëhiqen pas skandalit pornografik

Partia qeverisëse e krahut të djathtë, Bharatiya Janata, urdhëroi tre ministrat e saj të jepnin dorëheqjen pasi televizionet lokale shfaqën pamje e tyre duke shikuar videot gjatë kohës që deputetët debatonin lidhur me legjislacionin, raporton “Al-Xhazira”.
Ministrat të mërkurën mohuan se po shikonin pornografi, por thanë se po dorëhiqeshin për të shpëtuar partinë e tyre nga telashet.
“Ne jemi dorëhequr për të shmangur telashet për partinë tonë dhe në mënyrë që të mos i japim opozitës një mundësi për të prishur punimet e kuvendit sot”, tha ministri i shtetit për bashkëpunim, Laxman Savadi.
“Ne po shikonim videon e një incidenti lidhur me një diskutim mes partish mbajtur në ishullin e Shën Mërisë”, tha ai./Start/F. P/
2012-02-08 15:21