E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet 100 kg marijuane

100 kg lende narkotike marijuane eshte sekuetruar sot nga policia e Gjirokastres, ne kuader te operacionit “Manastiri”. Operacioni ka vijuar per me shume se 4 kater ore, ndersa personi i arrestuar, 19-vjecari Evaris Pashai, student ne universitetin “Eqerem Cabej”, ishte i armatosur. Lenda narkotike kishte destinacion Greqine. Ajo u gjet e amballazhuar ne pako cilindrike te mbeshtjella me leter natriban te futura ne 4 çanta te medha. Se bashku me studentin kane qene edhe 3 persona te tjere te cilet kane arritur te largohen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›