E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, dy të vdekur pas shpërthimit të bombës

Bagdad -Dy irakianë mbetën sot të vrarë dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi pas shpërthimit të një bombe artizanale. Viktimat merrnin pjesë në një pelegrinazh të gjatë për të shënuar një rit fetar të rëndësishëm për myslimanët shiit, njoftoi policia. Pelegrinët ndodheshin në një grup që ishte drejtuar për në qytetin jugor Qerbela, ku mblidhen çdo vit mijëra njerëz për Arbain, një nga ngjarjet më të shenjta për shumicën shiite në Irak. Në fillim të muajit të kaluar një kamikaz shkaktoi vdekjen e të paktën 35 pelegrinëve pranë vendit të shenjtë Imam Kadhim në veri të Bagdadit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›