Malesani, trajner i ri i Genoas

Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 18:14
Genoa ka emëruar Alberto Malesanin për trajner të ri në sezonin e ardhshëm, ka konfirmuar klubi italian.
Malesani zëvendëson Davide Ballardinin, i cili u largua nga detyra më herët gjatë këtij muaji. Në një komunikatë të shkurtër nga Genoa thuhej: “Genoa njofton për angazhimin e Alberto Malesanin si trajner i ri i ekipit të parë. Malesani do të fillojë punën nga 1 korriku 2011”.
Muajin e kaluar Malesani refuzoi vazhdimin e kontratës me Bolognan, pasi i ndihmoi ekipit të ruante statusin në Serie A. Ndërsa Genoa përfundoi e dhjeta.