Zauri dëshiron të mbetet në Lazio

Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 18:46
Mbrojtësi i majtë i Lazios, Luciano Zauri ka konfirmuar dëshirën e tij të mbetet në klub përderisa trajneri Edy Reja e konsideron futbollist të rëndësishëm për ekipin.
33 vjeçari iu bashkua Lazios më 2003, por ishte huazuar në tre sezonet e fundit në Fiorentina (2008-09) dhe Sampdoria në dy edicionet e fundit. Ai tani është kthyer në Romë, ku ka edhe dy vjet kontratë dhe synon ta respektojë atë.
“Roma është qyteti ideal për mua. Dua të mbetem këtu, por vetëm me kushte të mira dhe besoj se ato ekzistojnë tani”, tha Zauri për Radio Sei.