Eklipsi, policia e Vlorës bllokon dy skafe
Operacioni
Gjatë një operacioni të koduar Eklipsi, policia e Vlorës arriti të shkatërrojë një rrjet të trafikut të drogës duke bllokuar dy skafe dhe duke kapur një sasi prej 600 kg lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa, që kishte si destinacion Italinë.
Fillimisht, policia ka ndaluar në ujërat territoriale shqiptare, një skaf 10 metra me 3 motorë nga 330 kuaj/fuqi secili në vendin e quajtur Rrugë të Bardha, ndërsa pak orë më vonë në banesën e shtetasit Novruz Shehu, në Zvërnec zbuloi një tjetër skaf të gatshëm për të lundruar drejt Italisë me një motor, i ngarkuar me 600 kg kanabis. Policia arrestoi 48-vjeçarin Novruz Shehu, por dyshon se ai nuk është i vetmi pjesëtar i këtij rrjeti të trafikut të drogës. Sipas policisë, skafi i vogël i 48-vjeçarit do të shkarkohej në vendin e quajtur Rrugë të Bardha ku e priste skafi me fuqi të madhe.
Eklipsi, policia e Vlorës bllokon dy skafe burimi: Gazeta Shqip