E Diel, 1 Nëntor 2026

VV: Shpend Ahmeti kandidati ynë për Prishtinën

PRISHTINE- Lëvizja Vetëvendosje e ka zyrtarizuar emrin e Shpend Ahmetit si kandidat për Kryetar të Prishtinës. Kjo është bërë e ditur sot gjatë një aktiviteti të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka shpalosur vizionin për Prishtinën, sic shkruan Express.

Vetëvendosje ka shpërndarë edhe faqen zyrtare të Ahmetit në Facebook me moton "Shpend Ahmeti për Prishtinën".

Shpend Ahmeti ka qenë i njohur për angazhimet në shoqërinë civile. Ahmeti ishte kthyer në Prishtinë më 2007 pas kishte kryer studimet në Harvard, ndërsa dy vite më vonë ishte angazhuar si analist politik në debatet zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2007.

Më 2010, bashkë me Ilir Dedën, Shpend Ahmeti braktis GAP’in dhe formon subjektin politik, Fryma e Re, me të cilën nuk mundi të kaloj pragun zgjedhor.

Më vonë, Ahmeti vendosi të shkrijë FER'in në Vetëvendosje duke u bërë Nënkryetar i Albin Kurtit.

Sondazhet e bëra nga LDK'ja, PDK'ja, AAK e Vetëvendosja e kanë pozicionuar lartë emrin e Shpend Ahmetit në garën për Prishtinën. 
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›