E Shtunë, 31 Tetor 2026

Preç Zogaj: Rama vazhdon të sillet si në fushatë elektorale

31-08-2013 / Gazeta 55

“Partitë e vogla të bashkohen në një forcë të vetme, që të mbijetojnë politikisht”

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, duhet të ofrojë zgjidhjet e problemeve dhe të mos sillet më sikur është ende në fushatë elektorale. Preç Zogaj, në një intervistë për "ABC News", këshillon gjithashtu partitë e vogla të koalicionit të majtë që të largohen nga një aleat që i shfrytëzon pa u mundësuar përfaqësimin që meritojnë.
Mbledhjet e Qeverisë së ardhshme në Vlorë dhe Durrës, për Preç Zogajn janë një vazhdim i fushatës elektorale.
Ish-aleati i kryesocialistit pohon se ka ardhur koha që Rama të flasë për zgjidhjet, jo më për problemet.
Zgjedhjet thotë se i ka fituar aleanca PS-LSI ndërsa ish-opozita e bashkuar, sipas Preç Zogajt, pushoi së ekzistuari që në fushatë. Për këtë, këshilla për partitë e vogla të koalicionit të majtë është që të mos kenë shumë iluzione dhe të ndjekin sugjerimin e Dritëro Agollit për t’u bashkuar në një forcë të vetme, nëse duan të mbijetojnë politikisht.
Nuk e fsheh se është habitur që Rama nuk uroi Lulzim Bashën pas zgjedhjes si kryetar i ri i demokratëve, dhe citon Shekspirin për të treguar pse Basha nuk duhet të sillet në të njëjtën mënyrë.
Për Zogajn është kjo kultura e komunikimit që duhet të ketë kryetari i ri i opozitës, ndërsa shton se Rama humbi një shans që ndoshta mundet ende ta rekuperojë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›