E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malësi e Madhe, vritet me armë një 40-vjeçar

Një 40-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mesditën e sotme në Malësinë e Madhe.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtojë ku 40-vjeçari Ridvan Bekovi është qëlluar për vdekje me armë nga persona ende të paidentifikuar.
 

Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së 40-vjeçarit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›