E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset autobuzi me shqiptarë në Greqi, 1 i vdekur

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e përplasjes së një autobusi të linjës Athinë- Tiranë në territorin grek.
 

Ngjarja ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme në afërsi të Janinës ku autobuzi të cilën udhëtonin pasagjerë shqiptarë është përplasur me një kamion dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 1 person dhe janë plagosur disa të tjerë.
 

Sipas informacioneve mësohet se ka gjetur vdekjen shtetasi Altin Paja, një prej shoferëve të autobuzit Mësohet se të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Janinës ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›