E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahtisari mbron vendimin per Kosoven

Fituesi i cmimit Nobel per Paqen, ish-presidenti finlandez Marti Ahtisari e mbron fuqishem vendimin e tij ne favor te pavaresise se Kosoves ne nje liber te sapo dale nga shtypi ne Finlande.

Sipas Ahtisarit, Kosova eshte pikesepari nje ceshtje evropiane dhe BE-ja nuk duhet te lejoje qe ajo te behet “nje konflikt i ngrire”, si disa raste te tjera ne bote.

Ahtisari i ka shprehur keto mendime edhe ne disa intervista ne media te ndryshme, pas fitimit te cmimit Nobel muajin e kaluar.

Ne librin e tij Ahtisari beson gjithashtu qe disa shtete qe deri tani nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves per shkaqe te brendshme, mund ta rishqyrtojne ceshtjen kur te verejne qe Kosova eshte nje rast “sui generis” nga pikepamja e ligjeve nderkombetare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›