E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi do të hapë ambasadë në Prishtinë

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të hapë ambasadën e saj në Republikën e Kosovës.

Me hapjen e ambasadës, do të mundësohet përparimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, është thënë në mbledhjen e qeverisë malazeze.

Mali i Zi ka njohur pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën i ka vendosur më 15 janar të 2010-ës.

Megjithatë, nuk është bërë e qartë ende se kur do ti shkëmbejnë ambasadorët Podgorica dhe Prishtina.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›