E Diel, 1 Nëntor 2026

Bufon 1.5 milionë euro në skedina?

Xhixhi Bufon

Portieri i kombëtares italiane dhe ekipit të Juventusit, Xhixhi Bufon, dyshohet si përfshirë në skandalin e basteve sportive. Nga hetimet e Policisë Financiare të Torinos rezulton se Bufon ka paguar 1.5 milion euro me 14 çeqe në një pikë ku shitet cigare dhe vendosen baste sportive. Bastet janë të ndaluara për futbollistët por ato nuk përbëjnë shkelje penale.

Nga ana tjetër dyshohet se Bufon mund të ketë shitur ndeshjen me Leçen, që u luajt tre javë nga fundi i sezonit. Portieri bëri një gabim, që u duk si i paramenduar duke bërë që ndeshja të përfundonte në barazim.

http://www.youtube.com/watch?v=v90xoIuoNaQ

Po është e vërtet, hetuesit më kanë kërkuar të flas me ata, tha portieri italian gjatë trajnimit për Euro 2012 i pyetur nga gazetarët. Ju gjithmonë i dinë këto gjëra të parët, kështu që më tregoni ju mua.

Italia është përfshirë nga një tjetër skandal i madh sa i takon futbollit, ku më shumë se 50 persona janë arrestuar ndërsa nga kombëtarja është përjashtuar Demeniko Krishito kurse trajneri i Juventusit, Antonio Konte është nën hetim. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›