E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja do vazhdojë të luaj tek Qemal Stafa

Takimi

Punimet për parkimin nëntokësor në Sheshin Italia nuk do të pengojnë zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në stadiumin kombëtar Qemal Stafa. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Komitetit të Sigurisë dhe stadiumeve të  UEFA-s, Jean-Francois Crucke, Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit, ku është ofruar zgjidhja  për vazhdimin e ndeshjeve në stadiumin kombëtar në parametrat dhe standardet e vendosura nga UEFA.  Zgjidhja e ofruar është mirëpritur nga i dërguari i UEFA-s .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›