E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për herë të parë qytetar nderi i Elbasanit një klerik

Ceremonia e rastit

Për herë të parë bëhet Qytetar Nderi i Elbasanit një klerik bektashian. Në ceremoninë e dorëzimit të titullit ka marrë pjesë edhe kryegjyshi i Gjyshatës Botërore Bektashiane, Baba Mondi. Kryetari i bashkisë së Elbasanit në dorëzimin e titullit tha se të gjithë besimtarët dhe qytetarët elbasanas e njohin mirë dashamirësinë dhe shpirtin e baba Sherif Canometajt. Ai u bë njësh me besimtarët e Elbasanit në teqen që ai themeloi dhe shërbeu me devotshmëri. Ndonëse diktatura i hoqi të drejtën e veshjes, shtëpia e tij u bë teqe dhe aty të gjithë elbasanasit shkonin dhe dëgjonin këshillat e tij. I tillë qe për Elbasanin Baba Sherifi dhe i tillë do të mbetet në kujtimet tona. Dy vjet më parë i vendosëm emrin e Baba Sherifit rrugës e Teqës.

Në marrjen e titullit kryegjyshi i Gjyshatës Bektashiane e ka quajtur një ditë të shenjtë dhe një nderim për të gjithë komunitetin bektashian dhënien e këtij titulli.

Baba Sherif Canometaj lindi në 1908 në Tepelenë. Në 1949 ka marrë gradën baba prej kryegjyshit Ahmet Myftar Dedesë. Ai u ndoq nga organet e sigurimit të shtetit. Në kohën e komunizmit u privua torturua dhe u përndoq.

Në fillim të viteve 90-të punoi për ringritjen e besimit bektashian. Në mënyrë të veçantë gjurmët e veprës së tij mbetën në Elbasan. Në oborr të teqes kanë mbetur sot fjalët dhe uratat e tij me dashurinë që i dhuroi mijëra besimtarët.  /B.Nergjoni/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›