E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi konfirmon rastin e parë me gripin e derrave

Podgoricë- Mali i Zi konfirmoi rastin e parë me gripin e derrave në një pacient që vinte nga SHBA, njoftoi sot ministri malazez i Shëndetësisë. ‘Pacienti studionte në SHBA. Ai erdhi me avion nga Nju Jorku nëpërmjet Mynihut', tha Miodrag Radunoviç.

Pacienti është në spital dhe gjendja e tij është në përmirësim e sipër. "Ai nuk ka temperaturë", shtoi Radunoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›