Sejdiu-Kurteshit: Keni një punë delikate dhe me rëndësi
Prishtinë - “Do ta keni mbështetjen time mbi baza kushtetuese”, i tha Presidenti Fatmir Sejdiu Avokatit të Popullit Sami Kurteshi. “Keni një punë delikate dhe shumë të rëndësishme për qytetarët e Republikës së Kosovës. Punë ka shumë dhe mund të arrini rezultate të mira”, shtoi Sejdiu gjatë takimit të zhvilluar në presidencë.
Kreu i shtetit të Kosovës, gjithashtu theksoi se Ombudspersoni nuk duhet të jetë vetëm dekor, por të jetë një institucion i rëndësishëm për adresimin e kërkesave të qytetarëve. Ndërsa, Ombudspersoni Kurteshi falënderoi Presidentin Sejdiu për mbështetjen morale dhe institucionale.
“Kemi një mision të rëndësishëm dhe funksionimi i mirë i institucionit të Ombudspersonit është kusht i domosdoshëm për të krijuar një shoqëri të shëndoshë”, tha z.Kurteshi.