E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turk: Vendimi i GJND-së, për kuptimin e problemeve

Lubjanë -Presidenti slloven, Danilo Turk, tha se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin e pavarësisë së Kosovës do të ndihmojë komunitetin ndërkombëtar të kuptojë të gjitha aspektet e problemit.

“Besoj se opinioni këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të tregojë kompleksitetin e problemit dhe do të ndihmojë komunitetin ndërkombëtar që të jetë në gjendje të kuptojë të gjitha aspektet e tij”, ka deklaruar Turk, për gazetën serbe Danas. Ai ka shtuar se pritja e Beogradit për opinionin e ICJ-ë “është shumë e përdorshme”.

“Serbia e ka vënë theksin tek një zgjidhje paqësore për statusin e Kosovës. Nuk mendoj se ky proces është i kthyeshëm. Të gjitha dilemat që dalin në këtë kontekst duhet të zgjidhen përmes mjeteve politike dhe ligjore, dhe Serbia e ka obliguar vetën të veprojë kështu, gjë që është shumë e mirëseardhur”, është shprehur Turk, duke nënvizuar se politika e jashtme e Serbisë po tregohet e “mençur dhe realiste”-deklaroi Turk.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›