Mali i Zi kryeministri Gjukanovic drejt doreheqjes

Kryeministri malazez Milo Gjukanovic pritet që të japë nesër dorëheqjen. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat zyrtare të Malit të Zi sipas të cilave Gjukanovic do të paraqesë dorëheqjen nesër dhe ai pritet që të zëvendësohet nga ministri aktual i Financave njëkohësisht edhe zëvendës kryeministër Igor Lukshic. Por asnjë nga mediat e vendit fqinj nuk jep ndonjë arsye për këtë dorëheqje të kryeministrit.
Gjukanovici, që çoi vendin e vogël drejt pavarësisë nga Serbia, pati dhënë dorëheqje edhe në fund të vitit 2006, por u kthye përsëri si kryeministër në shkurt të 2008-ës. Gjukanovic ishte vetëm 29 vjeç kur u bë kryeministër në vitin 1991. Ai u zgjodh president në vitin 1998, dhe më tej mbajti sërish postin e kryeministrit në vitet 2002 dhe 2008. Ai është ndër liderat ballkanikë më jetëgjatë në pushtet.
Alsat