E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez ditet e fundit te Inter nuk e shpeton Boterori i Klubeve

Triumfi ne Boterorin e Klubeve nuk i ka mjaftuar Rafael Benitez per te shpetuar te ardhmen e tij ne pankinen e Interit, pasi aventura e trajnerit spanjoll me skuadren zikalter ka ardhur ne fund. Shkak per kete jane bere deklaratat e fundit te Benitez, i cili pas fitores ne finalen kunder afrikaneve te Mazembe, kritikoi drejtuesit e klubit si dhe kërkoi ndërhyrje ne merkaton e janarit per te blere lojtare te rinj, te cilet do kthenin skuadren kompetitive. Keto deklarata nuk jane pritur mire nga drejtuesit e skuadres zikalter, sidomos nga presidenti Massimo Morati, i cili i pyetur nga gazetaret nuk e ka mohur lajmin per shkarkimin e Rafael Benitez.

“Nuk dua te flas per kete soit, pasi nuk dua te krijoj polemika”, ka qene përgjigja e Morattit, qe sipas mediave italiane po mendon qe tani per pasardhësin e Rafael Benitez ne pankinen e skuadres se tij. Ne krye te listes eshte trajneri i Zenitit te Shen petersburgut, Luciano Spalleti, i ndjekur nga ish-tekinu i Milanit, braziliani Leonardo.

Moratti do te vendose shume shpejt ne lidhje me shkarkimin e Rafael Benitez, i cili u transferua me buje te Interi, duke zevendesuar ne pankine Jose Mournhon. Por aventura e tij me skuadren zikalter eshte kushtezuar nga rezultatet negative  qe e kane larguar Interin nga gara per titullin kampion ne Itali.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›