Afrika zgjedh Samuel Eto si lojtarin me te mire te vitit

Afrika kurorëzon për herë të katërt Samuel Etoo si Lojtarin më të mirë të Vitit. Kapiteni i Kamerunasit dhe sulmuesi i Inter, ka mundur në garën për çmimin, sulmuesin e Chelsea, Didier Drogba dhe ganezin, Asamoah Gyan. Për Eto'o kjo ka qenë mbyllja më e mirë e vitit 2010, në të cilin 29 vjecari fitoi praktikisht gjithcka.
"Arrita të fitoj Ligën e Kampioneve dhe Botërorin e Klubeve, si dhe kampionatin italian dhe ky trofe e mbyll në mënyrën e duhur 2010", komentoi sulmuesi. Eto'o që u bashkua me Inter në korrik 2009, e ka fituar cmimin lojtari më i mirë i Afrikës, edhe në sezonet 2003-2005, ndjen keqardhjen vetëm që nuk ka arritur të ndihmojë Kamerunin, të fitojë dicka të rëndësishme.
"Po sigurisht për përfaqësuesen time nuk shkoi mirë, por karriera ime personale është e pasur," përfundoi ai, duke iu referuar eliminimit të shpejtë të vendit të tij nga Botërori i Afrikës së Jugut. Samuel Etoo me këtë sukses është bërë afrikani i vetëm që e ka fituar cmimin, që ndahet me votimin e trajnerëve dhe kapitenëve të 53 skuadrave kombëtare të Afrikës, katër herë.
Eno Skarço