Gjirokastër, kapen 160 kg marijuanë, 3 në pranga

Një operacion antidrogë i ndërmarrë nga policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 160 kg marijuanë.
Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar “Gllava” janë arrestuar 3 persona ndërsa është shpallur në kërkim një person tjetër.
Nuk dihet ende identiteti i të arrestuarve apo detaje të operacionit ndërkohë që pritet që në orët të vazhdim policia e Gjirokastrës të jepë detaje të tjera.